Vizitë zyrtare në Turqi


Prishtinë 20/11/2024



Me ftesë të Ministrisë se Shëndetësisë të Turqisë, drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore z. Amir KEKA, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të AKPPM-së, z. Arian AHMETI dhe zyrtaren e lartë për koordinim të politikave pranë MSh-së, znj. Semra MECIHAN, kanë marrë pjesë në Kongresin Mjekësor “10th Turkish Medical World Congress”, i cili u mbajt në Stamboll me datë 15-16 nëntor 2024. Ky kongres i rëndësishëm, ka bashkuar profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar arritjet e fundit në fushën e shëndetësisë dhe për të shqyrtuar sfidat globale përkatëse.

Pjesëmarrësit nga mbarë bota kanë ndarë eksperiencat e tyre dhe kanë diskutuar mbi zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative për përballimin e sfidave, me theks te veçante “Shëndeti në fatkeqësi dhe e ardhmja e shëndetësisë”, duke bërë kështu Kongresin një mundësi të shkëlqyer për të forcuar partneritetet dhe për të nxitur avancimin në fushën e shëndetësisë.

Ne këtë ngjarje, delegacioni nga Kosova ka realizuar takime të veçanta me Zv. Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Suayip BIRINCI si dhe drejtorin gjeneral për EU dhe Punë të Jashtme, Dr. Aziz Alper BITEN, takime këto te cilat synim kryesor kishin ngritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e politikave dhe iniciativave ne fushën e shëndetësisë mes dy Ministrive.