Rreth nesh

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore - institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë;

Detyrat e Fondit 

Zbaton politikat për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe mbrojtjes nga rreziku financiar i popullatës, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë;

Siguron zbatimin e të drejtave të siguruarve në pajtim me ligjin;

Organizon administratë profesionale që siguron zbatimin efikas dhe efektiv të të drejtave dhe obligimeve nga sigurimi shëndetësor i obligueshëm;

Propozon për miratim në Qeveri, premiumet, bashkë-pagesat, bashkë-sigurimin, pagesat shtesë, dhe mjetet e tjera financiare për sigurimin shëndetësor të obligueshëm;

Siguron grumbullimin efikas dhe transparent të mjeteve financiare për sigurimin shëndetësor të obligueshëm, në pajtim me këtë ligj;

Përcakton kushtet e kontratës me institucionet shëndetësore për shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor përfshirë standardet e cilësisë që duhet të përmbushen;

Negocion dhe kontrakton shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, përfshirë kushtet për ofrimin dhe kompensimin e shërbimeve cilësore shëndetësore që qojnë në produktivitet të shtuar dhe performancë më të lartë;

Zbaton kompensimin efektiv dhe me kohë të shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor të ofruara nga institucionet e kujdesit shëndetësor, bazuar në kontrata;

Shqyrton dhe propozon për Bordin Mbikëqyrës, çmimoren e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor;

Mbikëqyr zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura nga Fondi dhe raporton përkitazi me to. Bordit Drejtues i raporton Drejtori i Fondit në lidhje me zbatimin e të gjitha kontratave për shërbime shëndetësor;

Organizon dhe zbaton sistemin e informimit për sigurime të obligueshme shëndetësore në kuadër të sistemit unik të informimit shëndetësor;

Kërkon dhe shfrytëzon vlerësimin profesional të punës së institucioneve shëndetësore nga institucionet e autorizuara;

Rregullon çështjet e tjera përkitazi me sigurimin shëndetësor në pajtim me aktet ligjore në fuqi;

Kërkon auditim të jashtëm financiar të institucioneve shëndetësore që janë në marrëdhënie kontraktuale me Fondin.

Mbikëqyrja

Mbikëqyrjen e veprimtarisë së Fondit e bënë Qeveria dhe raporton para Kuvendit së paku një herë në vit.