Fondi i Sigurimeve Shëndetësore - institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.
Akti themelor i Fondit është Statuti, të cilin e miraton Qeveria.
Me Statut të Fondit përcaktohen: organizimi, të drejtat, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyra e kryerjes së veprimtarisë, sipas këtij ligji.
Organizimi dhe Drejtimi i Fondit
Fondi është institucion publik me interes të posaçëm, me autonomi ligjore të personit juridik, me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta, për zbatim të këtij ligji.
Fondi autorizohet për përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve të të siguruarve, lidhur me sigurimin shëndetësor të obligueshëm, si dhe përcaktimin e Listës së shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor.
Të punësuarit në Fond nuk i takojnë shërbimit civil të Kosovës dhe statusi i tyre rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga Bordi Drejtues dhe të miratuar nga Qeveria.
Fondi i nënshtrohet legjislacionit dhe rregullave të menaxhimit financiar në sektorin publik.
Organizimi i shërbimit administrativ të Fondit përcaktohet me aktet e tij normative.
Zyra e Drejtorit të Fondit
Zyra e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përbëhet nga:
Drejtori i Fondit;
Personeli mbështetës;
Zyrtari Certifikues;
Auditori i brendshëm;
Zyrtari i prokurimit.
Drejtori i Fondit raporton drejtpërdrejtë tek Bordi Drejtues.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, përcaktohen me Ligjin Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, Ligjin Nr. 04/L-249 për Sigurime Shëndetësore dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Drejtorit të Fondit përcaktohen me legjislacionin në fuqi.
Z. Amir Keka- Drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor
Kontakti:
Tel:038 - 200 - 80 - 702
Email: Amir.Keka@rks-gov.net