Programi për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor ofron përkrahje financiare për shërbime shëndetësore që nuk ofrohen në institucionet shëndetësore publike.
Kush mund të përfitojë?
-Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe rezidentët të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi, për shërbime shëndetësore që nuk ofrohen në institucionet shëndetësore publike.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim;
-Raporti origjinal i Komisionit Konziliar, me diagnozë të shënuar sipas revizionit në fuqi të ICD i nënshkruar nga tre (3) mjekë specialistë dhe Drejtori i Klinikës për sëmundje, gjendje ose procedure përkatëse;
-kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës;
-kopjen e Certifikatës së lindjes (jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj) për personat nën moshën 18 vjeçare;
-dokumente shëndetësore të tjera, nëse i posedon, si: Fletëlëshim, Raport specialistik dhe çdo dokument të nevojshëm për rastin që do të trajtohet;
-dëshmia e lëshuar nga organi kompetent për personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, personat me aftësi të kufizuara dhe/ose përfitues i ndihmës sociale, viktima civile të luftës rastet sipas paragrafit 4 të nenit 10 të këtij udhëzimi;
-në rastet kur mungon çmimi referent sipas shtojcës 1 të Udhëzimit Administrativ, tri profatura nga institucionet shëndetësore nga shtete të ndryshme ku mund të ofrohet shërbimi shëndetësor përkatës.
Afatet për aplikim dhe procedura e shqyrtimit;
Aplikimi bëhet në objektin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, respektivisht në Divizionin për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike;
- Aplikimi për rastet URGJENTE duhet realizuar brenda 72 orëve (3 ditë pune) nga data e lëshimit të Raportit Konziliar;
- Aplikimi për rastet e RREGULLTA duhet realizuar brenda dhjetë (10) ditë pune nga data e lëshimit të Raportit Konziliar;
- Për rastet urgjente Fondi lëshon fletë-zotim për mbulim të shpenzimeve për trajtimin mjekësor sipas kritereve të përcaktuar në UA 03/2023;
- Për rastet e rregullta, Bordi lëshon Vendim sipas kritereve të përcaktuar në UA 03/2023;
- Lënda procedohet në Bordin për TMJIShP sipas datës së aplikimit/plotësimit të dosjes, i cili konform vlerësimit të dokumentacionit mjekësor vendos për shumën financiare;
- Fondi njofton aplikuesin për tërheqjen e vendimit/fletë zotimit.
- Trajtimi mjekësor fillon pas marrjes së Vendimit/fletë-zotimit nga FSSh.
Mbulueshmëria financiare;
- Bordi për TMJIShP është përgjegjës për vlerësim të dokumentacionit mjekësor, aprovimin ose refuzimin e shumës financiare për trajtimin mjekësor. Pëcaktimi i mbulueshmërisë financiare bëhet sipas kritereve të përcaktuara me nenin 10 të Udhëzimit Administrativ 03/2023;
Pagesa e shumës së aprovuar nga Bordi realizohet pasi aplikuesi të dorëzojë faturën dhe raportin mjekësor me epikrizë.
“Kundër vendimit të Bordit për TMJIShP, pala ka të drejtë të parashtrojë ankesë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të njoftimit, sipas ligjit përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative.”
2. Dëshmia lidhur me statusin e Sigurimit Shëndetësor
-Fondi i Sigurimit Shëndetësor lëshon këtë dëshmi brenda ditës, pasi pala të ketë dorëzuar në Fond një kopje të pasaportës së saj.