Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Fondi udhëhiqet nga Bordi drejtues si organi më i lartë vendimmarrës.
Bordi drejtues raporton në Qeveri përmes Ministrit përgjegjës për shëndetësi.
Bordi drejtues përbëhet nga pesë (5) anëtarë:
Ministri përgjegjës për shëndetësi ose përfaqësuesi i tij/saj – Kryesues;
Përfaqësuesi ekspert i Ministrisë për shëndetësi – anëtar;
Ministri përgjegjës për financa ose përfaqësuesi i tij/saj – anëtar;
Përfaqësuesi ekspert i Ministrit përgjegjëse për financa – anëtar;
Ministri përgjegjës për Pushtet lokal ose përfaqësuesi i tij/saj – anëtar;
Drejtori i Fondit merr pjesë në takimet e Bordit, përveç nëse Bordi drejtues vendos ndryshe, dhe nuk ka të drejtë vote.
Sekretariati i Bordit drejtues zgjidhet nga Bordi drejtues.
Bordi Drejtues angazhon ekspertë vendor dhe ndërkombëtar për mbështetjen e punës së tij për çështje specifike.
Anëtarët e Bordit drejtues emërohen me vendim nga Qeveria në bazë të propozimit të Ministrit përgjegjës për shëndetësi, sipas paragrafit 3 të këtij neni, dhe kompensohen sipas legjislacionit në fuqi.
Bordi drejtues kryesohet nga Ministri përgjegjës për shëndetësi ose përfaqësuesi i tij/saj.