Ministri Rrahmani diskuton me drejtorin e ri të Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli për reformat në shëndetësi

Në këtë takim u bisedua rreth implementimit dhe statusit aktual të reformave në shëndetësi, me theks të posaçëm bashkëpunimin e MSh-së dhe Bankës Botërore në këtë proces.
Ministri Rrahmani ka siguruar zyrtarët e Bankës Botërore se MSh është duke u angazhuar në jetësimin e reformave në shëndetësi dhe skemës së sigurimeve shëndetësore, ndërkohë që e ka informuar për përgatitjet teknike që po bëhen me qëllim të fillimit të mbledhjes së kontributeve apo premiumeve shëndetësore.

Në këtë aspekt, Ministri Rrahmani ka theksuar nevojën që në këtë proces Ministria të mbështetet edhe nga institucionet e tjera duke njohur kompleksitetin që ka zbatimi i reformave shëndetësore dhe zbatimi i një skeme të sigurimeve shëndetëore publike në Kosovë.

Drejtori i BB për Kosovë, z. Mantovanelli tha se misioni i tij do të angazhohet që ky proces të lehtësohet sa më shumë që është e mundur dhe projektet e përbashkëta në shëndetësi të realizohen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors