Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Regjistrimin Civil
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve për funksionalizmin e Sistemit Informativ të Fondit, sot Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore z. Fatmir Plakiqi, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Drejtorin i Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) z. Bekim Hoxha.
Me këtë rast, Drejtori i Fondit z. Plakiqi e njoftoi për së afërmi Drejtorin e ARC-së z.Hoxha me proceset e realizuara deri më tani, si dhe e falënderoi për mundësinë e bashkëpunimit në përcaktimin e trungjeve familjare si një hap shumë i rëndësishëm drejtë procesit të funksionalizimit të Fondit.
Ndërsa, Drejtori i ARC-së z. Hoxha, u zotua se do të ofroj bashkëpunim të plotë në proceset e Fondit, me fokus në ofrimin të dhënave në kohë reale, shënime të sakta si dhe ofrimin e shërbimeve të lehtësuara si për zyrtarët e institucioneve ashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Përpos memorandumit te dy institucionet nënshkruan edhe dokumentin – Procedura Standarde e Operimit e cila përshkruan gjithë hapat e bashkëpunimit në mes të dy palëve në çështjet me interes të përbashkët dhe me theks të veçantë në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Sistemit Informativ të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe Sistemeve Informative të ARC-së.