Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Administratën Tatimore të Kosovës

Sot, në zyrat e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Drejtori i Fondit z. Fatmir Plakiqi, si dhe Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) z. Ilir Murtezaj, nënshkruan memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.

Me këtë rast, Drejtori i Fondit z. Plakiqi e njoftoi për së afërmi Drejtorin e ATK-së me proceset e realizuara deri më tani, si dhe e falënderoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit si një hap shumë i rëndësishëm drejtë procesit të funksionalizimit të Fondit. 
Ndërsa, Drejtori i ATK-së z. Murtezaj, e falënderoi Drejtorin e Fondit për mikpritjen e tij si dhe u zotua se do të ofroj bashkëpunim të plotë në proceset e Fondit, me fokus në ndërlidhjen e sistemeve të cilat mundësojnë shkëmbimin e informatave dhe dokumenteve të nevojshme.
Krerët e të dy institucioneve u dakorduan që bazuar në marrëveshjen e arritur të sigurojnë hartimin e një dokumenti – Procedurat Standarde të Veprimit e cila qartëson të gjithë hapat e bashkëpunimit, përfshirë ndërlidhjen e sistemeve të cilat mundësojnë shkëmbimin e informatave dhe dokumentacionit për aktivitetet e përcaktuara, si dhe çështjet tjera teknike të nevojshme për mbledhjen e kontributeve shëndetësore (premiumet). 
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors