Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit

DEPARTAMENTI PËR MENAXHIMIN E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT*

Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta, Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit:

  • Siguron rrjedhë të pandërprerë të informacionit dhe komunikimit midis FSSh-së, institucioneve financiare, statistikore dhe shëndetësore; si dhe komunikimit të FSSh-së me qytetarët;
  • Planifikon dhe vlerëson nevojat për softuerin aplikativ për nevojat e përgjithshme dhe specifike të FSSh-së; si dhe zhvillimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e softuerit;
  • Planifikon, dizajnon, zhvillon, zbaton sistemin e informacionit dhe kujdeset për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e programeve, aplikacioneve dhe databazës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Grumbullon, ruan, siguron dhe shpërndan informacionet në mënyrë të sigurt sipas të drejtës në qasje në informacione, bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi;
  • Bën planifikimin dhe prokurimi e harduerit si dhe instalimin, përshtatjen dhe mirëmbajtjen e tij dhe rrjeteve lokale
  • Menaxhon rrjetin e FSSh-së dhe ndërveprimin e rrjetit me Sistemin e Informacionit të FSSh-së me sisteme tjera informative (MSh, IKShP, institutet statistikore, sigurimet pensionale, të punësimit, institucionet shëndetësore dhe të tjera);
  • Mbron të dhënat e Sistemit nga shkatërrimi dhe qasja e paautorizuar;
  • Projekton, ndërton dhe zbaton procedurat për migrimin e të dhënave nga aplikacionet ekzistuese në ato të reja; dhe mirëmbajtjen e listave të kodeve;
  • Menaxhon burimet e Sistemit dhe administrimin sistematik i bazave të dhënave.

Në kuadër të Departamentit për menaxhimin e sistemeve të informacionit bëjnë pjesë:

1. Divizioni i Sistemeve të Informacionit;

2. Divizioni i Shërbimeve të Informacionit.

*Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive sipas Rregullores Nr. 4/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. Aktualisht, kjo Rregullore është në proces të ndryshimit dhe plotësimit. Pas miratimit te Rregullores së re do të bëhet përditësimi i detyrave dhe përgjegjësive të Njësive Organizative të Fondit te Sigurimit Shëndetësor.