DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME*
Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta, Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme:
Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Fondit, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
- Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të agjencisë;
- Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Fondit;
- Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
- Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Fondit;
- Ofron shërbime logjistike për Fondin;
- Planifikon dhe mbledh premiumet nga banorët e vendit, si dhe benë monitorimin e rregullt të mjeteve financiare të mbledhura.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:
1. Divizioni për Buxhet dhe Financa;
2. Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike.
Udhëheqës i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është z. Liridon Dervishaj.
*Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive sipas Rregullores Nr. 4/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. Aktualisht, kjo Rregullore është në proces të ndryshimit dhe plotësimit. Pas miratimit te Rregullores së re do të bëhet përditësimi i detyrave dhe përgjegjësive të Njësive Organizative të Fondit te Sigurimit Shëndetësor.