Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta, Departamenti i Shërbimeve Farmaceutike:
- Analizon, vlerëson dhe monitoron kontratat për barna dhe material shpenzues për llogari të ShSKUK-së;
- Mbledh informacion, analizon, planifikon, zbaton, monitoron dhe vlerëson kontratat për medikamente dhe material shpenzues me farmacitë private dhe /ose depot farmaceutike, për llogari të qytetarëve të vendit, me qëllim të ofrimit të barnave me procedurë të rimbursimit;
- Bën vlerësimin, planifikimin dhe raporton për aspektin shëndetësor, farmaceutik dhe ekonomik të furnizimit me barna dhe material shpenzues;
- Siguron qëndrueshmërinë financiare të FSSh–së për sigurimin e vazhdueshëm të kontraktimit të Listës së barnave dhe Listës së materialit shpenzues, sipas Ligjit për Shëndetësi dhe ligjeve tjera në fuqi.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:
1. Divizioni për Analizë, Planifikim dhe Menaxhim të Kontratave për Barna dhe Material Shpenzues;
2. Divizioni i Çmimeve dhe Rimbursimit të Barnave dhe Materialit Shpenzues.
Ushtrues Detyre (u.d.) i Udhëheqësit të Departamentit të Shërbimeve Farmaceutike është z. Amir Keka.
*Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive sipas Rregullores Nr. 4/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. Aktualisht, kjo Rregullore është në proces të ndryshimit dhe plotësimit. Pas miratimit te Rregullores së re do të bëhet përditësimi i detyrave dhe përgjegjësive të Njësive Organizative të Fondit te Sigurimit Shëndetësor.