DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE*
Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta, Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore:
- Vlerëson, planifikon dhe raporton aspektin shëndetësor dhe ekonomik të ofrimit të shërbimeve shëndetësore themelore për banorët e vendit, në bazë të kontraktimit të shërbimeve shëndetësore me ShKSUK dhe institucionet tjera shëndetësore në vend dhe jashtë vendit;
- Mbledh informacione, analizon, planifikon, zbaton, monitoron dhe vlerëson kontratat me ShSKUK dhe institucionet e tjera të licencuara shëndetësore;
- Zbaton politikat e Fondit gjatë ofrimit të shërbimeve për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike;
- Udhëheq procesin e pranimit dhe procedimit të ankesave të qytetarëve; monitoron institucionet shëndetësore që kanë trajtuar pacientët në kuadër të programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike (TMJIShP); dhe në bashkëpunim me Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bën barazimin me institucionet shëndetësore që kanë trajtuar pacientë përmes Programit TMJIShP;
- Siguron qëndrueshmëri financiare të FSSh–së për sigurimin e vazhdueshëm të kontraktimit të Listës së shërbimeve shëndetësore themelore, sipas Ligjit për Shëndetësi dhe ligjeve tjera në fuqi;
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:
1. Divizioni për Analizë, Planifikim dhe Menaxhim të Kontratave të Shërbimeve Shëndetësore;
2. Divizioni për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
Udhëheqës i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore është z. Xhevat Ukaj.
*Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive sipas Rregullores Nr. 4/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. Aktualisht, kjo Rregullore është në proces të ndryshimit dhe plotësimit. Pas miratimit te Rregullores së re do të bëhet përditësimi i detyrave dhe përgjegjësive të Njësive Organizative të Fondit te Sigurimit Shëndetësor.