Vizitë në MSh dhe Fondin e sigurimeve shëndetësore të Kroacisë


Prishtine 26/02/2018



Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore fatmir Plakiqi dhe Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu kanë zhviluar një vizitë zyrtare në Zagreb, ku janë pritur nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic.

Në takim është biseduar për për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet mund t’i jap Kosovës në misionin për ndryshimin e gjendjes në sektorin shëndetësor.

Bisedat kanë qenë të fokusuara në ndihmën e mundshme kroate për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve shëndetësor, trajtimin e qytetarëve të Kosovës në spitalet kroate, lehtësimet në pajisje me viza për qëllime mjekësore dhe trajnimet e ndryshme të ekspertëve kroat për profesionistët shëndetësor të Kosovës. 

Ministri Ismaili dhe drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës, Fatmir Plakiqi, gjatë ditës janë pritur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit kroat, Lucian Vukelic.

Edhe në këtë takim, zyrtarët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Kroacisë shprehën gatishmërinë e tyre që të vënë në dispozicion të gjithë përvojën dhe infrastrukturën e tyre për të ndihmuar Kosovën në këtë mision.