Mediat njoftohen për reformën e financimit të shëndetësisë dhe Strategjinë e komunikimin për sigurime shëndetësore

Prishtinë, Kosovë, 18/12/2017 - 08:31

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH). Në bashkëpunim me Departamentin e Informimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbështetur nga Projekti i Shëndetësisë Kosovare (PSHK), në Prishtinë u mbajt sot punëtoria me media: "Reforma e financimit të Shëndetësisë dhe komunikimi".

Në këtë punëtori, e cila është vazhdimësi e punëtorisë së organizuar ditë më parë me zyrtarët e komunikimit të institucioneve shëndetësore, zyrtarë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Njësisë së Projektit të Shëndetësisë Kosovare (PSHK) dhe të Departamentit të Informimit të MSh-së kanë diskutuar me media për reformën e financimit të shëndetësisë dhe komunikimin lidhur me sigurimet shëndetësore, përgatitjet e deritanishme dhe qasjen që parashihet ta ketë Fondi për të informuar qytetarët për sigurimet shëndetësore.

Në mënyrë specifike është biseduar për Strategjinë e Komunimimit për Sigurime Shëndetësore dhe Planin e Veprimit (2017-2021) dhe objektivat strategjike të saj që kanë të bëjnë me informimi korrekt dhe me kohë të qytetarëvë për sigurimet shëndetësore.

Në këtë bashkëbisedim është shpjeguar se qëllimi i Strategjisë së prezantuar, është që ajo të shërbejë si instrument gjithë-përfshirës në komunikim për të ndihmuar të gjitha palët që ta kuptojnë ecurinë e procesit të reformimit të financimit të shëndetësisë që nis me zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore publike; dhe të promovojë një besim i ndërsjellë në dialogun dhe komunikimin efikas midis MSh/Fondit dhe publikut, si dhe palëve të tjera pjesëmarrëse në procesin e zbatimit të skemës së sigurimeve shëndetësore në Kosovë.