Fondi i Sigurimeve Shëndetësore takon Konsulentët e Japan International Coorporation Agency (JICA), Organizate e cila premton ta ndihmojë Fondin në rrugëtimin e tyre


Prishtinë 29/04/2021



Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, me ekipin e tij, priti në takim ekipin e konsulentëve nga JICA Japoneze,  Hironari Onishi dhe Tamotsu Nozaki.

Drejtori z.Plakiqi, në emër të Fondit falënderoi ekipin e konsulentëve nga JICA Japoneze, dhe vlerësoi lartë gatishmërinë e tyre për ta ofruar ndihmë për Fondin në rrugëtimin drejtë funksionalizimit të skemës së sigurimeve Shëndetësore. Me tutje, Drejtori i Fondit i informoi me të arriturat e deritanishme, përkatësisht kriteret e përmbushura drejtë funksionalizimit të kësaj skeme, sfidat e hasura në ketë proces, si dhe më qëllimet strategjike.

Ekipi i konsulentëve te JICA-s ri konfirmoi gatishmërinë e JICA-s për të ofruar ndihmë në rrugëtimin e Fondin e Sigurimit Shëndetësor në realizimin e qëllimeve strategjike, ndihmë kjo e cila do të pasojë pas përfundimit të analizës së situatës së deritanishme si dhe nevojave për përmirësim të mëtejmë. Ekipi i konsulentëve gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Kosovë do të takojë edhe palët tjera në kuadër të Sistemit Shëndetësor në Kosovë.

Takimet ndërmjet ekipit të Fondit dhe ekipit të konsulentëve të JICA-s do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.