𝐁𝐚𝐧𝐤𝐚 𝐁𝐨𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐧 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐅𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐒𝐃𝐂-𝐬ë
Prishtinë
14/12/2020
Personeli i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mirënjohës ndaj ndihmës teknike që po ofron Banka Botërore, nëpërmjet Grantit të SDC-së, në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të Fondit dhe Planifikimit.
Kjo mbështetje teknike do të ndihmojë zhvillimin e Planit Strategjik, Planit Tranzitor, definimit të Pakos së Shërbimeve Bazike, metodat e kontraktimit, dhe analizat ekonomike e financiare, karshi Reformës së Sigurimeve Shëndetësore.
Drejtori i Fondit Fatmir Plakiqi, është duke mbajtur takime javore me,Tihomir Strizrep, ekspert i sigurimeve shëndetësore, i cili ishte udhëheqës i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kroaci. Strizrep ka përvojë në liçencimin dhe kontraktimin e shërbimeve shëndetësore në vende të ndryshme të rajonit, sepse ka punuar si kryesues i politikave reformuese në Sistemin Shëndetësor të Kroacisë, dhe në krijimin e master planeve spitalore. Ai, ka përvojë mbi njëzetvjeçare në mbështetjen e vendeve të ndryshme në botë, në krijimin dhe zhvillimin e fondeve të sigurimeve shëndetësore, përfshirë Kenian, Afrikën e Jugut, Bullgarinë, Nigerinë, Rumaninë, Vietnamin etj.
Strizrep, po ashtu, ka punuar dhe ligjëruar edhe në krijimin e politikave shëndetësore rreth sigurimit universal shëndetësor, dhe jemi të lumtur, që do ta kemi mbështetës edhe për Fondin tonë, përmes Bankës Botërore.