Bordi i ri Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore mbajti takimin e parë konstituiv.


Prishtinë 15/09/2020



Më datë 14.09.2020 Bordi i ri Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore mbajti takimin e parë konstituiv pas emërimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Konform dispozitave të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe Statutit të Fondit, Bordi Drejtues zgjodhi kryesuesin e Bordit  Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë.
Gjithashtu në këtë takim të pranishmit u njoftuan nga drejtori i Fondit Fatmir Plakiqi me gjendjen në të cilën ndodhet Fondi. 
Të gjithë anëtarët e Bordit u zotuan se do të angazhohen për përafrimin e kushteve që sa më shpejtë të arrihet funksionalizimi i plotë i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Prishtinë, 15.09.2020.