Vizitë zyrtare e ASPKS në FSSh
Prishtinë
26/11/2024
Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore z. Amir KEKA, së bashku me Kryesuesen e Bordit për TMJIShP znj. Teuta REXHEPI, udhëheqësen e Divizionit për çmime dhe rimbursim znj. Njomza DOÇI si dhe drejtorin e financave z. Besnik SHABANAJ, pritën në takim delegacionin e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS), të përfaqësuar nga Kryesuesi i Bordit z. Armend AGANI dhe z. Arton KUBATI.
Qëllim i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit në mes të FSSh-së dhe Institucioneve Shëndetësore Private që operojnë në Kosovë. Takimi kryesisht është fokusuar në identifikimin e fushave të përbashkëta të interesit dhe krijimin e mundësive për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore.