Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi ka pritur në vizitë Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj. Gjatë kësaj vizite, Drejtori i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e tij, njëkohësisht e njoftoi nga afër për aktivitetet e realizuara deri më tani si dhe me objektivat për te ardhmen.
Ministri Zemaj ishte i kënaqur me zhvillimet e deri tanishme te Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, si dhe u zotua se do të ofroi mbështetjen e tij për ti arritur objektivat e parapara te Fondit.