Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve për funksionalizmin e Sistemit Informativ të Fondit, Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore z. Fatmir Plakiqi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) z. Izedin Bytyqi, nënshkruan memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.
Me këtë rast, Drejtori i Fondit z. Plakiqi e njoftoi për së afërmi Sekretarin e Përgjithshëm të MPMS-së me proceset e realizuara deri më tani, si dhe e falënderoi për mundësinë e bashkëpunimit si një hap shumë i rëndësishëm drejtë procesit të funksionalizimit të Fondit.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i MPMS-së z. Bytyqi, u zotua se do të ofroj bashkëpunim të plotë në proceset e Fondit, me fokus në ofrimin e të dhënave për personat e përfshirë në skemat e financuara nga MPMS.
Krerët e të dy institucioneve u dakorduan që bazuar në marrëveshjen e arritur të sigurojnë hartimin e një dokumenti – Procedurat Standarde të Veprimit e cila lehtëson bashkëpunimin në mes të palëve në çështjet me interes të përbashkët dhe me theks të veçantë në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Sistemit Informativ të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe sistemeve informative të MPMS-së.