ë ë ë ë ë – ë

Personeli i Fondit të  Sigurimeve Shëndetësore, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mirënjohës ndaj ndihmës teknike që po ofron Banka Botërore,  nëpërmjet Grantit të SDC-së, në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të Fondit dhe Planifikimit.

Kjo mbështetje teknike do të ndihmojë zhvillimin e Planit Strategjik, Planit Tranzitor, definimit të Pakos së Shërbimeve Bazike, metodat e kontraktimit, dhe analizat ekonomike e financiare, karshi Reformës së Sigurimeve Shëndetësore.

Drejtori i Fondit Fatmir Plakiqi, është duke mbajtur takime javore me,Tihomir Strizrep, ekspert i sigurimeve shëndetësore, i cili ishte udhëheqës i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kroaci. Strizrep ka përvojë në liçencimin dhe kontraktimin e  shërbimeve shëndetësore në vende të ndryshme të rajonit, sepse ka  punuar si kryesues i politikave reformuese në Sistemin Shëndetësor të Kroacisë, dhe në krijimin  e master  planeve spitalore. Ai, ka përvojë mbi njëzetvjeçare në mbështetjen e vendeve të ndryshme në botë, në krijimin dhe zhvillimin e fondeve të sigurimeve shëndetësore, përfshirë Kenian, Afrikën e Jugut, Bullgarinë, Nigerinë, Rumaninë, Vietnamin etj.

 

Strizrep, po ashtu, ka punuar dhe ligjëruar edhe në krijimin e politikave shëndetësore rreth sigurimit universal shëndetësor, dhe jemi të lumtur, që do ta kemi mbështetës edhe për Fondin tonë, përmes Bankës Botërore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors