Dëshmia lidhur me statusin e Sigurimit Shëndetësor
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ofron dokumentin zyrtar që vërteton se Republika e Kosovës, aktualisht, nuk ka një sistem të zbatuar të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
Dokumenti mund të merret përmes paraqitjes së një kërkese pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, fizikisht ose përmes adresës elektronike: fssh.info@rks-gov.net.
Për t’u pajisur me këtë dokument, është e nevojshme të keni me vete pasaportën e personit për të cilin kërkohet vërtetimi.