DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE*
Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të tij, Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore:
- Vlerëson, planifikon dhe raporton aspektet shëndetësore dhe ekonomike të ofrimit të shërbimeve shëndetësore themelore për banorët e vendit, bazuar në kontraktimin e shërbimeve shëndetësore me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe institucionet e tjera shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.
- Mbledh informacione, analizon, planifikon, zbaton, monitoron dhe vlerëson kontratat me ShSKUK-në dhe institucionet e tjera të licencuara shëndetësore.
- Zbaton politikat e Fondit gjatë ofrimit të shërbimeve për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.
- Udhëheq procesin e pranimit dhe trajtimit të ankesave të qytetarëve, monitoron institucionet shëndetësore që kanë trajtuar pacientë në kuadër të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP) dhe, në bashkëpunim me Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, bën barazimin e llogarive me institucionet shëndetësore që kanë trajtuar pacientë përmes këtij programi.
- Siguron qëndrueshmërinë financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSh) për garantimin e kontraktimit të vazhdueshëm të Listës së Shërbimeve Shëndetësore Themelore, në përputhje me Ligjin për Shëndetësi dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:
- Divizioni për Analizë, Planifikim dhe Menaxhim të Kontratave të Shërbimeve Shëndetësore;
- Divizioni për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
Udhëheqës i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore është z. Xhevat Ukaj.
*Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive është bërë në përputhje me Rregulloren Nr. 4/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. Aktualisht, kjo Rregullore është në proces të ndryshimit dhe plotësimit. Pas miratimit të Rregullores së re, do të bëhet përditësimi i detyrave dhe përgjegjësive të njësive organizative të FSDKSh-së.