Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, z. Fatmir Plakiqi ka pritur në vizitë deputetët e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovcin, Eman Rrahmanin dhe Driton Hysenin.


Prishtinë 10/01/2022



Gjatë kësaj vizite, drejtori u shprehu mirënjohje deputetëve dhe njëkohësisht i njoftoi nga afër për aktivitetet e realizuara deri më tani si dhe me objektivat për të ardhmen.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, ishin të interesuar rreth zhvillimeve të deri tanishme të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe u zotuan se do të ofrojnë mbështetjen e tyre për ti arritur objektivat e parapara.