Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore mban takim virtual më përfaqësuesen e Bankës Botërore, Ha Thi Hong Hguyen
Prishtinë
05/05/2021
Ekipi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i kryesuar nga Fatmir Plakiqi ka mbajtur takim virtual më përfaqësuesit e Bankës Botërore, Njësia Globale e Shëndetit, Nutricionit të Popullsisë të udhëhequr nga Ha Thi Hong Hguyen.
Drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi ka falënderuar Ha Thi Hong Hguyen për mbështetjen e vazhdueshme të tyre, përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare, në realizimin e objektivave të deritanishme të Fondit, në rrugëtimin e tyre drejtë funksionalizimit të institucionit, si dhe ka kërkuar mbështetje të mëtutjeshme.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ha Thi Hong Hguyen premtoi se do të angazhohet për vazhdimin e mbështetjes në drejtim të konsulencës financiare dhe të TI-së më ekspertë vendor dhe ndërkombëtar si dhe në mundësinë e përkrahjes në projektin e strategjisë së komunikimit.