Njoftim për rastin e pacientit R.G


Prishtinë 29/09/2020



Fondi i Sigurimeve Shëndetësore si institucion publik, në kuadër të  cilit kemi  zyrën për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike (TMJISHP), ju informon se R.G nuk rezulton të ketë  aplikuar për shërimin e tij jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Në media është prezantuar  një dokument, me të cilin pretendohet, se pacientit i janë ndarë ,30.000 euro nga Qeveria , e që rrjedhimisht Qeveria nuk ndan mjete për këto raste, për arsye se rastet e tilla trajtohen sipas Udhëzimit Administrativ të Fondit.

Rastet e diagnostifikuara me sëmundje të tilla për pacientet deri ne moshën 18 vjeç sipas U.A. 03/2017,mund të mbështeten me shumën deri 160.000 euro.