Më nënshkrimin e marrëveshjes se mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Kosovës Drejtori i Fondit z.Plakiqi kompleton procesin e ndërlidhjes së bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante


Prishtinë 24/12/2019



Drejtori i Fondit z.Plakiqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Kosovës, marrëveshje e cila siguron shkëmbimin e të dhënave për pagesat hyrëse dhe dalëse të Fondit të Sigurimeve Shëndetësorë në Sistemin e Pagesave ndërbankare të Bankës Qendrore të Kosovës dhe anasjelltas.

Marrëveshjet e ndërlidhura me institucionet relevante (Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bankën Qendrore të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Agjencinë e Regjistrimit Civil, Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, si dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës) sigurojnë kompletimin e bazës së të dhënave për dy sistemet bazike të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore “Sistemin e Informimit të Fondit” dhe “E-Recetën”.

Ndërlidhja e sistemeve mundëson shkëmbimin e të dhënave me sistemin e informimit shëndetësor, përcaktimin e trungjeve familjare, listën e  personave të përfshirë në skemat e financuara nga MPMS, regjistrin e farmacistëve të licencuar, listën e barnave, shkëmbimin e të dhënave për të hyrat dhe pagesat, si dhe çështjet tjera teknike të nevojshme për mbledhjen e kontributeve shëndetësore (premiumeve).

Te dy sistemet tani janë në fazën finale të testimeve si dhe në proces të trajnimeve për të gjithë përdoruesit e tyre.