Njoftim


Prishtinë 04/12/2019



Fondi i Sigurimit Shëndetësor në bashkëpunim me kompaninë implementuese të sistemit të Informimit të Fondit me datën 21.11.2019 ka filluar trajnimin e të gjithë farmacistëve të licencuar për përdorim të e-recetës (recetës elektronike). Andaj, Fondi i Sigurimit Shëndetësor fton edhe njëherë të gjithë farmacistët të cilët nuk kanë marrë pjesë në trajnim sipas orareve të përcaktuara dhe të shpallura në ueb faqe të lajmërohen në telefon +383 (0)38  200 80 720, 80 721, 80 722  ose përmes email fssh.info@rks-gov.net. Për të gjithë farmacistët që lajmërohen deri me datën 06.12.2019 do të ri-caktohen oraret e trajnimit, kurse farmacistët të cilët nuk e ndjekin trajnimin nuk do të mund të përdorin në të ardhmen sistemin e e-recetës. Po ashtu barnatoret ku punojnë farmacistët që nuk e kanë ndjekur trajnimin nuk do të mund të lidhin kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për Skemën e Barnave Jashtë Spitalore.

Trajnimi per e-receten