Filloi cikli i trajnimeve të farmacistëve për përdorimin e E-Recetës


Prishtinë 21/11/2019



  

Sot ka filluar cikli i trajnimeve për të gjithë farmacistët në Kosovë për përdorimin e E-Recetës, hap shumë i rëndësishëm drejtë procesit të funksionalizimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Projekti për zhvillimin dhe implementimin e E-Recetës është financuar nga huamarrja e Bankës Botërore.
Në hapjen e këtij aktiviteti, fjalë rasti ka mbajtur Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore z. Fatmir Plakiqi, i cili shprehu mirënjohje për partneret implementues të projektit (E-Recetës), përfshirë Bankën Botërore si financues i projektit përmes huamarrjes, si dhe kompaninë kontraktuese për zhvillimin dhe implementimin e tij.
Drejtori i Fondit i informoi farmacistet lidhur me rezultatet e arritura të Fondit deri me tani si dhe me objektivat strategjike të përcaktuara për vitet e ardhshme. Në kuadër të kësaj shpalosi se pas shumë sfidave Fondi ka arritur të zhvillojë dy sisteme bazike përfshirë “Sistemin e Informimit të Fondit” dhe “E-Recetën”, sisteme të cilat janë bazë për funksionimin normal të aktiviteteve të Fondit. Këto sisteme tani janë në fazën finale të testimeve si dhe në proces të trajnimeve për të gjithë përdoruesit e tyre.  
Me tutje shtoi se skema e barnave jashtë spitalore është një segment shumë i rëndësishëm e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e shpenzimeve për xhepin e varfër të qytetareve. 
Fjalë rasti me rastin e hapjes së ciklit të trajnimeve për farmaciste, mbajti edhe Kryetari i Odës së Farmacisteve z.Jakupi.
Trajnimi i filluar nga sot do të organizohet në 23 grupe në të cilat do të trajnohen 1,127 farmacisë nga i gjithë vendi. Cikli i trajnimeve do të përfundojë 09 dhjetor 2019.