Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK)


Prishtinë 20/09/2019



Në vazhdën e nënshkrimit të marrëveshjeve për funksionalizmin e Sistemit Informativ të Fondit, Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore z. Fatmir Plakiqi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës z. Arianit Jakupi.
Me këtë rast, Drejtori i Fondit z. Plakiqi e njoftoi për së afërmi Kryetarin e OFK-së z.Jakupi me proceset e realizuara deri më tani dhe për nevojën e marrjes së regjistrit të farmacistëve të licencuar, që do jenë pjesë e Sistemit Informativ të Fondit. 
Ndërsa, Kryetari i OFK-së z. Jakupi, u zotua për bashkëpunim të plotë në krijimin dhe azhurnimin e regjistrit të farmacistëve të licencuar dhe shkëmbimin e këtyre të dhënave me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Përpos marrëveshjes të dy institucionet nënshkruan edhe dokumentin – Procedura Standarde e Operimit, e përshkruan mënyrën, teknologjinë dhe hapat për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy institucioneve.