Fatmir Plakiqi zgjedhet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore


Prishtinë 05/07/2018



Pas mbajtjes së intervistimit të kandidatëvë të përzgjedhur për pozitën e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), Komisioni përzgjedhës (Bordi drejtues i FSSH-së) ka zgjedhur Fatmir Plakiqin për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Plakiqi është zgjedhur në këtë pozitë nga lista e ngushtë prej tre kandidatëvë të intervistuar nga Bordi, në një intervistim që është zhvilluar me praninë e zyrtarëve ndërkombëtarë nga Projekti i “Rekrutimit”, i cili ka për qëllim mbikëqyrjen e procesit të rekrutimit në pozita të larta menaxheriale në institucionet publike të Republikës së Kosovës, e nënshkruar në mes Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Gjthashtu, procesi është vëzhguar edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi, deri tash ka qenë Ushtrues detyre i drejtorit të FSSH-së, ndërsa më parë, për pesë vjet ka qenë drejtor i Thesarit dhe anëtar i Bordit të Bankës Qendrore. Para saj, ai ka shërbyer edhe si drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Policinë e Kosovës dhe drejtor i administratës në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.