Marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet sllovene


Prishtine 16/02/2018



Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Fondit Fatmir Plakiqi kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Slloveni ku edhe është nënshkruar Marrëveshje e bashkëpunimi në mes të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Izolas, e cila do të ndihmojë në përmbushjen e nevojave shëndetësore dhe në përmirësimin e kujdesit për pacientët nga rajoni i Prizrenit.

Kjo marrëveshje që mundësonë shkëmbime të përvojave profesionale në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve është nënshkruar në kuadër të Programit të  Qeverisë së Luksemburgut (Lux-Dev)  përkrahje shëndetësisë kosovare KSV /017.