Takim mobilizues në Qeveri për shëndetësinë


Prishtine 01/02/2018



Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, Ushtruesi i Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore kanë marrë pjesë në një takim të zgjeruar të thirrur nga Kryemnistri Ramush Haradinaj me qëllim të një mobilizimi të përgjithshëm në funksion të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi.

Në këtë takim është theksuar se Misioni i MSh-së dhe Qeverisë  është i qartë që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor , duke krijuar kushte më të mira për personelin, pajisje dhe infrastrukturë të re, të cilat do të reflektojnë edhe me shërbime më cilësore dhe në çdo kohë për qytetarët e vendit.