Diskutohet me ekspertë të OBSH-së revdimi i Listës Esenciale


Prishtine 18/01/2018



Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësor Fatmir Plakiqi kanë biseduar me një delegacion të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Gjeneva, të cilët do të analizojnë dhe do të propozojnë praktika ndërkombëtare për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave.

Duke siguruar një Listë të re Esenciale të barnave që reflekton nevojat e institucioneve dhe qytetarëvë për barna dhe material shpenzues, sigurohet furnizimi më i mirë me barna dhe ulja e shpenzimeve të qytetarëve.

Lista Esenciale aktuale nuk është reviduar që nga viti 2012, prandaj, Ministri dhe U.D. Drejtori i Fondit kanë kërkuar mbështetejen e OBSh-së në procesin e revidimit të Listës Esenciale të barnave.