Punëtori e Fondit për pakon bazike të shërbimeve shëndetësore


Prishtine 16/01/2018



Organizuar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, në bashkëpunim me Projektin e Shëndetësisë Kosovare si pjesë e përkrahjes nga kredia e Bankës Botërore, në Prishtinë është mbajtur punëtoria tre ditore me profesionistë shëndetësor të niveleve të ndryshme të kujdesit shëndetësor dhe ekspertë të BB për finalizimin e Pakos bazike të shërbimeve shëndetësore.

Krijimi i kësaj pakoje të shërbimeve ofron Fondin një hap më afër fillimit të implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, ndërsa qytetarëve mundësinë për të ditur se cilat shërbime shëndetësore do të mbulohen nga Fondi me fillimin e sigurimeve.