Fatmir Plakiqi, merr detyrën e Drejtorit (U.D.) të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore


Prishtine 21/12/2017



Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili i ka uruar mirëseardhje z. Fatmir Plakiqi në pozitë n e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, një përvoje shumë të madhe dhe të pasur institucionale.

Ai ka zhvilluar dhe ka transformuar disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga pika fillestare në institucione të fuqishme, kredibile dhe shumë të suksesshme.

Për pesë vite ka qenë drejtor i Thesarit dhe anëtar i Bordit të Bankës Qendrore. Para saj ai ka shërbyer edhe si drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Policinë e Kosovës dhe drejtor i administratës në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.