Takimi 2 ditor i punës në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shqipërisë.

Tiranë, Shqipëri, 06/12/2017 - 09:41

Me dt 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor delegacioni i Fondit për Sigurime Shëndetësore të Kosovës mori pjesë në takimin 2 ditor të punës në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Shqipërisë.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes të dy fondeve, dhe njëherit kontributin në
ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve të FSSh të Kosovës.
Ditën e parë delegacioni ynë i kryesuar nga UD Drejtori i FSSh , Mr.Sci.Sejdë Tolaj në përbërje me
Udhëheqësit e Departamenteve dhe Divizioneve, u takua me Drejtorin e FSDKSh të Shqipërisë Z
.Eduard Ahmeti.
Në takim ishin prezent edhe disa udhëheqës të Drejtorateve të FSDKSh, të cilët na prezantuan punën
dhe një pasqyrë të shkurtër historike të institucionit.
Në ditën e dytë sipas marrëveshjes paraprake ,secili zyrtar u takua me homologët e tyre, dhe
mbajtën takime në Drejtoratet gjegjëse.
Në takime u diskutua për mënyrat e punës,dokumentet e nevojshme, kompetencat e secilit,
mënyrën e marjes së vendimeve specifike, bazën ligjore,zbatimin e skemave të ndryshme…..
Takimi ishte shumë produktiv, me qasje shumë miqësore dhe ofrim të ndihmës së tyre edhe në të
ardhmen.
Duke marrë parasysh  përgatitjen e të gjitha parakushteve ligjore - teknike për fillimin e punës së
Fondit për sigurime shëndetësore, asistencën për vazhdimin e punës së këtij institucioni, dhe
rëndësinë e gjithëmbarshme, atëherë takimet e këtilla të punës janë më se të domosdoshme.
Njëherit kjo ishte edhe kërkesa e zyrtarëve tanë, në mënyrë që të mbahet kontinuiteti dhe që ky
bashkëpunim të jetë sa më produktiv për ne.