Dita e Mbulimit Universal Shëndetësor


Prishtinë 17/12/2024



Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë – PRAK, nën mbështetjen e Projektit të Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS), me datë 12 dhjetor ka organizuar aktivitetin lidhur me shënimin e Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor. Në këtë ngjarje ishte prezent edhe drejtori i FSSh-së z. KEKA, i cili theksoi se një ndër objektivat kryesore të FSSh-së në të ardhmen është që të sigurojë se shërbimet shëndetësore cilësore të jenë të disponueshme për të gjithë, duke mbuluar shpenzimet e trajtimeve të domosdoshme dhe duke ulur barrierat ekonomike që mund të kufizojnë qasjen në këto shërbime.