Konferenca e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës - ASPKS


Prishtinë 17/12/2024



Me ftesë të ASPKS, drejtori i Fondit z. KEKA, me datë 11 dhjetor 2024 ka marrë pjesë në Konferencën vjetore të organizuar nga Asociacioni i Spitaleve Private që operojnë në Kosovë, ku theks të veçantë i është kushtuar sistemeve shëndetësore në Kosovë dhe ngritjes së bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore . Gjatë këtij takimi, drejtori edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e FSSh-së, duke potencuar se “bashkëpunimi midis institucioneve shëndetësore publike dhe atyre private është jo vetëm një mundësi, por një domosdoshmëri për të krijuar një sistem shëndetësor më efikas, të drejtë dhe cilësor. Duhet të kuptojmë se ky bashkëpunim nuk do të thotë konkurrencë, por një mundësi për të kontribuar së bashku në krijimin e një sistemi shëndetësor që e vendos pacientin në qendër dhe siguron që të gjithë të kenë mundësi të marrin kujdesin që u takon”