Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Shëndetësisë Dr. Naim Bardiqi viziton Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Prishtinë
25/07/2024
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, z. Amir Keka se bashku me ekipin e tij priti ne takim Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi.
Gjatë këtij takimi, drejtori shprehi mirënjohjen e thellë për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm duke theksuar se përkushtimi i Fondit dhe mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë janë thelbësore në përmirësimin e shërbimeve dhe arritjen e objektivave të përbashkëta.
Nga ana tjetër, Sekretari Dr. Bardiqi, uroi drejtorin për detyrën e re dhe bazuar në përkushtimin e përbashkët për të garantuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, u zotua se mbështetja e tij dhe e Ministrisë së Shëndetësisë për Fondin do të jetë e vazhdueshme.