Në Baze të ligjit;
Ligji Nr. 05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative
Neni 32 paragrafi 4
Nëse me ligj është përcaktuar se, një organ publik vendos pas marrjes më parë të pëlqimit të mendimit apo miratimit të një organi tjetër publik, ky i fundit duhet ta japë mendimin, pëlqimin apo miratimin në një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve prej parashtrimit të kërkesës, përveç kur me dispozita të veçanta parashikohet një afat tjetër.