Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.


Me anë të kësaj marrëveshje sigurohet edhe një hap përpara drejtë plotësimit të parakushteve të Fondit lidhur me zbatimin dhe fillimin e plotë të punës për sigurimin shëndetësor dhe skemën e barnave jashtë-spitalore.

Drejtori i Fondit z.Plakiqi njoftoi kryeshefin e AKPPM z.Ahmeti lidhur me ecurinë e punëve të cilat janë zhvilluar nga fondi si dhe zhvillimin e sistemeve përfshirë ato elektronike të cilat edhe pritet të harmonizohen me sistemin barnatari duke shkëmbyer informata ndër-institucionale të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit të të dy institucioneve.

Nga Kryeshefi i AKPPM z Ahmeti morëm premtimin që të gjitha të dhënat për barnat të rëndësishme për proceset të cilat janë të ndërlidhura me fondin dhe rimbursimin do të jenë në dispozicion në mënyrë të tillë të strukturuar dhe duke e plotësuar listën e barnave të cilat posedojnë autorizimin për marketing edhe me kodin nacional të barnave për të bërë identifikimin adekuat të secilit produkt individual me të dhëna të plota për formën farmaceutike, fortësinë, vëllimin, madhësinë e paketimit, prodhuesin etj. 

Me këtë rast u nënshkrua edhe procedura standard e operimit e cila përshkruan detajet e çështjeve të përbashkëta me të cilat palët do të operojnë.
 

Lajme Më shumë



Foto Galeria

image

Video Galeria